
programi pËr fËmijËt dhe tË rinjtË
Mësoni se si kafshët mbahen në izolim dhe se si ato duhet të jetojnë të lira.
Programi edukativ në Qendrën për Edukim Mjedisor "Thesaret e Natyrës"
Qendra për Edukim Mjedisor "Thesaret e Natyrës" është themeluar me qëllimin që të mundësojë realizimin e programit i cili ka qëllim edukativ dhe inspirues për vizitorët tanë, duke prezantuar storjet emocionale dhe faktet për promovim ngritje të vetëdijes në tema të veçanta si; Mirëqenia e Kafshëve dhe Mbrojtja e Natyrës.
Programi edukativ është kombinim i aktiviteteve unike të dizajnuara për të dhënë informacion në mënyra praktike, përmes lojës, dhe të jenë lehtë të kuptueshme. Këto aktivitete mbulojnë tema të llojllojshme nga natyra dhe mbrojtja e specieve.
Zbulimi i Thesareve të Natyrës
Koncepti ynë "Gjuetia e Thesarit" është një aktivitet edukativ i cili vë në lëvizje mendjen dhe trupin e vizitorëve tanë për të gjetur përgjigjet e një liste të pyetjeve të cilat testojnë njohuritë e përgjithshme të vizitorëve tanë për kafshët dhe natyrën. Duke njdekur udhëzimet dhe duke gjetur copëza informacionesh të fshehura në hapësirat e jashtme dhe të brendshme të qendrës tonë. Nëse janë të suksesshëm, do të fitojnë titullin "Hero i Natyrës". Kjo përvojë e veçantë dhe sfiduese e të mësuarit ofrohet pa pagesë për të gjithë vizitorët e PYLLIT TË ARINJVE Prishtina.
Klasat e mësimit në natyrë
Këtu tek PYLLI I ARINJVE Prishtina, ne ofrojmë një model të veçantë të edukimit të quajtur "Shkolla në Pyll", në të cilën nxënësit vizitojnë ambientet natyrore për të ndjekur programin edukativ . Përmes aktiviteteve të cilat angazhojnë edhe nxënësit edhe mësuesit, ne zhvillojmë diskutime dhe prezantime në temat e ndërlidhura me natyrën, kuize të ndryshme, punëtori, ecje në natyrë, aktivitete riciklimi, sport, etj.
Tek PYLLI I ARINJVE Prishtina dhe Thesaret e Natyrës shërbehen pije dhe ushqime të ndryshme, ato mund të porositen sipas dëshirës dhe nevojës tuaj. Grupet e nxënësve nga shkollat mund të rezervojnë tavolinat paraprakisht.
Ju mirëpresim tek PYLLI I ARINJVE Prishtina!