Ariu Ari

mënyrat e dhurimit të ndihmës për pyllin e arinjve prishtina


A do të dëshironit të mbështetni arinjtë tanë dhe punën tonë? 

23.11.2021

Ne gjithnjë kemi nevojë për ndihmën tuaj. Prandaj gjithnjë jemi të lumtur kur pranojmë cilëndo formë të mbështetjes/përkrahjes për strehimoren tonë të arinjve.

Këto janë disa nga format se si mund të na ndihmoni:

1. Donacionet direkte për PYLLIN E ARINJVE Prishtina

Nëse dëshironi të dhuroni direkt për strehimoren tonë, këtë mund ta bëni përmes këtyre të dhënave bankare:

PYLLI I ARINJVE Prishtina

Emri i llogarisë bankare: Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve VIER PFOTEN Kosova
Banka: Raiffeisen Bank Kosovo

  • IBAN: XK05 1501090002726743
  • SWIFT code: RBKOXKPR

2. Kontribute të mirësisë

Shihni listën tonë të nevojave tona të përditshme dhe vendosni nëse dëshironi të na ndihmoni sipas mundësive tuaja në blerjen e materialeve për lodrat e arinjve, medikamentet për trajtimin e arinjve, mjetet e punës për kujdestarët apo materiale dhe produkte të tjera për nevojat tona.

Si funksionon kjo? Thjeshtë zgjidhni produktin(et) sipas preferencës/mundësisë tuaj dhe na dërgoni në adresën tonë, apo na e sillni në vizitën tuaj të radhës.

Lista e nevojave:

  • Frutat: Kiwi, molla, kumbulla, rrush (këto i përdorim për trajnime dhe dieta të ndryshme të arinjve tanë)
  • Fruta arrore: arra, lajdhi, gështenja, 
  • Perime: patate, domate, kunguj, karrota, dhe perime të tjera sezonale
  • Bidona të mëdhenj të ujit
  • Shporta të mëdha të mbeturinave
  • Gypa të zjarrfikësave
  • Kavanoza me mjaltë apo gjalpë kikiriku
  • Thasë 
  • Kashtë

Ne e përditësojmë listën tonë të nevojave disa herë brenda vitit, dhe shpresojmë në përkrahjen dhe mbështetjen tuaj!

3. Mbështetni FOUR PAWS

nga FOUR PAWS, organizatë globale për mirëqenien e kafshëve nën ndikimin e njeriut, duke shpërfaqur vuajtjen e tyre, shpëtimin e kafshëve në nevojë dhe kujdesin/mbrojtjen e tyre.

FOUR PAWS është themeluar nga Heli Dungler në Viennë në vitin 1988, organizata në fokus ka punën me kafshët e rrugës, gjithashtu edhe me kafshët shtëpiake, kafshët e fermës dhe kafshët e egra të cilat mbahen në kushte të papërshtatshme, dhe gjithashtu shpëtimin e kafshëve në zona të luftës apo në fatkeqësi natyrore. Me kampanja dhe projekte të qëndrueshme, FOUR PAWS ofron ndihmë të shpejtë dhe mbrojtje afatgjate për kafshët e vuajtura. www.four-paws.org

Këtu ju mund të dhuroni për kafshët në nevojë dhe të mbështesni FOUR PAWS.

Ariu Tomi


Në emër të të gjitha kafshëve në kujdesin tonë, JU FALËNDEROJMË!

Kërko