Andri

I lindur në vitin 2019 në rajonin e Sharrit, shpëtuar në qershor 2019 

Nga e gjithë ajo që dimë për arinjtë e murrmë mund të themi me siguri se një ari nënë nuk do ta braktistë kurrë këlyshin e saj, dhe nëse do t’i kërkohej, ajo do ta vente vetën në rrezik për ta shpëtuar këlyshin e saj. Prandaj një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë do të mund të ketë ndodhur me nënën e tij para se Andri të gjendej i vetëm në afërsi të një rrugë në bjeshkët e Sharrit, në kohën kur ai kishte më pak se një muaj prej që kishte lindur. Nga autoritetet menaxhuese të parkut kombëtar Sharr ishte provuar që Andri të bashkohej me nënën e tij, por kjo nuk kishte ndodhur. Pastaj ishte vendosur se vendi më i mirë për strehimin e Andrit është PYLLI I ARINJVE Prishtina, ku do të ketë mundësinë të rritet dhe të jetojë nën kujdesin profesional, dhe në një mjedis të ngjashëm me vendbanimin natyror të ariut të murrmë.

Andri duke i shijuar momentet e para në hapsirën e tij të jashtme

Qershor 2019 

Vërejtje: Çfardo reklamimi që mund të shfaqet derisa jeni duke e shikuar këtë video, nuk është e ndërlidhur me FOUR PAWS. Ne nuk kemi asnjë përgjegjësi në këtë përmbajtje.

fakte për andrin

  • Shpëtuar në vitin 2019
  • Ushqimi i preferuar: Shalqini
  • Ariu që e pëlqen shumë pishinën

përkrahni arinjtë si Andri

Dhuroni Tani!

Kërko